Gazetari Dashamir Biçaku ka folur nga Franca për ABC News lidhur me sulmin terrorist të ndodhur në Nicë ku mbeten të vrarë tre persona. Referuar raportimit në mediat vendase, Biçaku deklaroi se autori që vrau tre persona në një kishë ka thirrur në gjuhën arabe “Allahu Hakbar”. Dikush i ndodhur brenda kishës ka shtypur butonin e alarmit dhe kjo ka bërë që në vendngjarje të mbërrijë menjëherë policia e cila ka bërë të mundur arrestimin e autorit. Ka pasur të shtëna për shkak se uniformat blu kanë pasur dyshime se agresori kishte me vete lëndë shpërthyese.
“Një person pasi ka thërritur në gjuhën arabe “Allahu Hakber” me një thikë në dorë është afruar dhe ka nisur të godasë njerëzit në Kishë. Një person është plagosur dhe është dërguar në spitalin e Nisës dhe nuk ka mundur të mbijetojë. Një person që ndodhej në ambientet e brendshme të Kishës ka shtypur një buton alarmi. Ekipi i shpejtë ka shkuar drejt Kishës. Janë dëgjuar të shtëna sepse policia ka dyshuar se ai ka pasur me vete lëndë shpërthyese. Ai ka tentuar të fshihet në tualetin e kishës. Ai është dërguar në spitalin e Nicës ku po mbahet nën masa të forta sigurie.
Ngjarja ka ndodhur dhe është marrë vesh menjëherë kur kryeministri ishte duke komunikuar masat për pandeminë që hyjnë fuqi sonte në mesnatë. Një prej deputetëve ka kërkuar që të ketë një minutë heshtje. Kryeministri është nisur në drejtim të Nicës për t’u takuar me kryebashkiakun i cili ka pasur një reagim për ngjarjen e rëndë që ka ndodhur. Ngjarja është një akt terrorist i pasuar nga disa akte të tjera të mëparshme si vrasja e mësuesit që lidhen me publikimin e karikaturave të profetit Muhamed në revistën Charli Hebdo. Në shtator ka pasur një sulm para zyrave të kësaj reviste”, tha Dashamir Biçaku./mv. abcnews.al