I ftuar në një lidhje në “Special Report me Arlind Isa” në ABC News ka qenë avokati i Partisë Demokratike, Indrit Sefa.
Jemi pak ditë nga 3 Marsi, dita kur Apeli pritet të marrë vendimin për vulën.
Sefa është shprehur se sido që të ndodhë kjo çështje në fund do të pushohet.
“Në ankimin që në kemi ushtruar kemi kërkuar dy formatet, kemi kërkuar që kjo cështje të pushohet dhe të zhbëhet vendimi i Zhukrit. Varianti tjetër është të rikthehet për gjykim.
Në fund të gjithë kësaj, besoj së përfundimi është pushimi i kësaj çështjeje,” tha fillimisht Sefa.
I pyetur nga gazetari Arlid Isa në lidhje me atë se çfarë pritet të ndodhë me vendimet e Kuvendit të Bashës, Sefa tha se do t’i kalojnë Gjykatës së Tiranës për t’u regjistruar edhe pse sipas tij nuk është se sjellin ndonjë ndryshim të madh.
Ai shtoi se vendimi për Berishën ka hyrë në fuqi menjëherë, pasi ishte një vendim i brendshëm i PD.
“Mbas mbarimit të këtij procesi gjyqësor dhe pasi të shkojë dosja e PD në Gjykatën e Tiranës, do bëhet edhe regjistrimi i atyre vendimmarrjeje. Vendimet nuk është sjellë ndonjë ndryshim të madh të partisë. Kanë të bëjnë me hapjen e saj.
Ai vendim ka hyrë menjëherë në fuqi, pasi është një vendim i brendshëm i PD,” theksoi ai.
Në rast se kjo çështje do të shkojë për rigjykim, at’herë koha nuk mjafton, por Sefa thotë se PD do të vazhdojë normalisht. Do të regjistrohet në KQZ dhe do të futet në zgjedhjet lokale.
“Nuk ka asnjë lloj problematike për vazhdimësinë e PD, do regjistrohet në KQZ dhe do të hyjë në zgjedhjet lokale.
PD do ketë kandidatët e saj dhe listat për Këshillin Bashkiak.
Sot jemi në fazën që në datën 7 mars bëhet regjistrimi i partive politike dhe më pas do të prezantohen kandidatët brenda afatit ligjor.
Është në marrë në konsideratë vendimi i degëve të PD për të zgjedhur kandidaturat,” theksoi Sefa.
Në fund avokati tha se të gjitha palët e përfshira në këtë proces duhet që në fund të respektojnë vendimin e Apelit. Ndërsa në lidhje me Bashën dhe një rikthim të mundshëm të tij, ai u shpreh se ai Basha është një deputet e Partisë Demokratike dhe është i mirëseardhur.
“Të jesh i sigurtë që nga ana e PD është shprehur disa herë, do të pranohet çdo vendim i Apelit.
PD ka lind si një parti e ligjit, dhe kjo është gjëja më e rëndësishme që ne referojmë te demokratët.
Ne kërkojmë që edhe palët e tjera të respektojë çdo vendimmarrje.
E prisni Bashën t’iu bashkohet ?
Basha është deputet i PD dhe ka për detyrë t’i përgjigjet votuesve të tij, përtej detyrimit për të mbështetur PD. Ai është i mirëpritur nuk diskutohet,” përfundoi Sefa.r.t/abcnews.a