Rruga në lagjen Zinxhira në Gjirokastër prej 25 vjetësh nuk njeh asnjë investim. Edhe pse ndodhet vetem 3 km larg qëndrës së qytetit, rruga është totalisht e amortizuar dhe me gropa.
“Një lopatë nuk është hedhur në këtë rrugë. Nuk ka as kanalizime asgjë”, shprehet një qytetar.
Banorët thonë se i paguajnë rregullisht taksat. Ata shprehen se çdo fushatë elektorale, premtohet për investim, por deri më tani asgjë nuk është bërë. Banorët thonë se do të bojkotojnë zgjedhjet.
“Nëse kryetari i bashkisë nuk do të vijë të ballafaqohet me këtë pupoll le të vijë”, ka thënë një banor.
“Kur kanë interesin e votave vijnë ndryshe asgjë”.
Një tjetër problem është se nuk janë vendosur kosha për hedhjen e mbeturinave. Kjo ka bërë që çdo cep i lagjes të kthehet në depozitë mbetjesh inerte dhe urbane./abcnews.al