3 kg kokainë në furgon, kush janë dy shqiptarët që u kapën

schedule12:46 - 5 Qershor, 2019

schedule 12:46 - 5 Qershor, 2019

“Goditje serioze ndaj trafikantëve të drogës”. Kështu e konsiderojnë mediat italiane arrestimin e dy shqiptarëve të cilët u kapën me kokainë. Ata janë Aurel Hasanaj dhe Meti Lika përkatësisht të moshës 30 dhe 35-vjeçare.

Pas disa hetimesh dhe vëzhgimesh, policia mundësoi fillimisht kapjen e një prej shqiptarëve në një furgon. Aurel Hasanaj kishte fshehur në një zgavër aty 3 pako me kokainë. Më pas ata ushtruan kontroll në banesën e tij, të cilën e ndante me bashkëpunëtorin e tij, Meti Lika.

Për këtë të fundit mësohet se ishte tregtar makinash. Ai ishte dëbuar nga Italia dhe nuk do duhej të kishte shkelur aty deri në vitin 2022. Përveç kësaj, Lika u arrestua sepse në banesë u gjetën edhe 50 gramë të tjera lëndë narkotike.

Gjithsej autoritetet kanë bërë të ditur se janë sekuestruar 3 kilogramë kokainë, duke e konsideruar sukses këtë operacion. Sipas tyre ata bëjnë pjesë në një organizatë të madhe kriminale. Ata u dërguan në burgun e Marassi-t, por hetimet vazhdojnë për të zbuluar të tjerë anëtarë të organizatës kriminale./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!