Orkidetë janë bimë jashtëzakonisht tërheqëse që mund të zbukurojnë çdo shtëpi me pamjen e tyre. Por mirëmbajtja e kërkuar shpesh i pengon adhuruesit e bimëve ta mbaknë këtë lule në shtëpi. Por me ndihmën e vetëm 3 këshillave të vogla, ju mund ta bëni punën me lehtësi dhe t’i jepni orkidesë tuaj një jetë të gjatë.
Nëse keni në shtëpi një orkide dhuratë ose e keni blerë, me siguri keni menduar se si të kujdeseni për të. Rënia e shpejtë e luleve, errësimi i gjetheve të gjelbra janë probleme që vijnë nga kujdesi jo i duhur.
Ne sugjerojmë këshilla për të ndihmuar orkidën tuaj të jetojë sa më gjatë:
- Enë argjile
Në mënyrë që orkideja juaj të lulëzojë sa më gjatë, rekomandohet që ena plastike transparente në të cilën keni marrë bimën të zhvendoset në një vazo argjile, e cila i lejon bimës të marrë frymë. Gabimi më i madh që mund të bëhet në mirëmbajtje është lënia e bimës në enën dekorative në të cilën e kemi blerë ose marrë.
Por do t’ju duhet ende ena plastike e pastër, ndaj mos e hidhni.
- Dielli i mëngjesit
Drita e diellit në mëngjes është I mirë për orkidën, ndaj duhet vendosur në anën lindore të dritares, po ashtu është e rëndësishme që drita të mos jetë e drejtpërdrejtë, në mënyrë që të mos e shkatërrojë bimën. Vendi më i mirë për ta vendosur është në një tavolinë pranë një dritareje, jo pas një perde ku dielli e godet drejtpërdrejt.
- Zhytja në ujë
Në mënyrë që bima juaj të ushqehet, duhet të nxirret herë pas here nga vazoja argjile dhe ta fusni në enën plastike transparente në të cilën e keni marrë, ku ju mund ta zhysni në ujë. Uji duhet të jetë në temperaturën e dhomës. Pas një kohe, kur bima të ketë thithur ujin, lëreni të kullojë për pak kohë dhe më pas kthejeni në vazon argjile. Kjo procedurë duhet të përsëritet çdo shtatë deri në dhjetë ditë. /abcnews.al