3 këshilla për të hequr qafe celulitin

schedule21:14 - 18 Korrik, 2021

schedule 21:14 - 18 Korrik, 2021

Celuliti prek të paktën 80 përqind të grave. Mund të shkaktohet nga aktiviteti i reduktuar fizik, plakja, ndryshime të caktuara hormonale dhe zakonet siç janë pirja e duhanit apo alkooli. Asnjë metodë nuk do ta eliminojë plotësisht, megjithatë stili i jetës dhe zakonet tuaja ndikojnë dukshëm në pamjen e tij.

Pini më shumë ujë

Në varësi të gjinisë, moshës, aktivitetit fizik dhe temperaturës së ambientit, nevojat e trupit të ujit ndryshojnë. Sidoqoftë, rekomandimi i përgjithshëm për marrjen adekuate të lëngjeve ditore është 2 litra për gratë dhe 2.5 litra për burrat.

Miratoni një dietë të ekuilibruar

Shmangni karbohidratet e thjeshta (gjenden kryesisht në sheqer, bukë të bardhë dhe makarona), zvogëloni marrjen e natriumit (gjendet në ushqime të kripura si patate të skuqura, turshi) dhe përfshini në dietë shumë fruta, perime, drithërat dhe bishtajoret, të cilat janë të pasura me fibra dhe ju ngopin.

Rritni aktivitetin tuaj fizik

Për të zvogëluar celulitin, duhet të digjni dhjamin dhe të rrisni masën muskulore. Sa më shpesh të ushtroni, aq më shumë aktivizohet rrjedha e gjakut në qelizat dhjamore, gjë që rrit oksidimin e yndyrnave dhe djegien e tyre. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!