Kush nuk dëshiron të jetë i lumtur? Përpos peripecive, ekspertët thonë se ka disa sjellje që pengojnë suksesin e dëshiruar. Pavarësisht nëse “ushqeni” vetë-bisedime negative ose nuk e qetësoni mendjen, ju ulni potencialin tuaj për të krijuar lumturi.
Duhet t’i merrni vendimet në kohë
Sa herë që nuk kryeni detyrat që mendoni se duhet t’i përfundoni, ju krijoni një “luftë” me veten. Kjo ndodh kur përballeni me stresin dhe, megjithëse ekziston për të ndihmuar mbijetesën, nuk është gjithmonë një përgjigje e dobishme. Duke “zvarritur” çështje të caktuara, shqetësoheni dhe prodhoni kimikate stresi.
Shmangni mendimet negative për veten
Komunikimi me veten është një barometër, që tregon se sa të shëndetshëm jeni emocionalisht. Nëse keni vetëbesim të ulët, krijoni mendime kritike për veten. Prandaj, është e rëndësishme që të mos “ushqeni” mendime të tilla por dëgjoni se çfarë thotë zëri juaj i brendshëm, shkruan abcnews.al.
Nuk qetësoni mendjen
Mendja juaj përmban një sasi të pabesueshme informacioni dhe është më e fuqishme se çdo kompjuter. Megjithatë, nëse i jepni shumë detyra, do të stresoheni. Të menduarit për shumë gjëra në të njëjtën kohë krijon një ndjenjë ankthi.
Mbingarkesa e mendimeve rezulton në simptoma fizike, si rrahje të shpeshta zemre apo gulçim. Për më tepër, mund të keni pagjumësi, probleme me tretjen dhe simptoma të tjera të stresit që ndikojnë në lumturinë tuaj.
Nëse doni lumturi, mos i shtyni vendimet për më vonë, përfundoni punët dhe do të ndjeni më pak presion. Në të njëjtën kohë, mos ushqeni mendime negative. Vini re se çfarë ju thotë zëri juaj i brendshëm. Mos e mbingarkoni mendjen tuaj, jepini një pushim dhe së shpejti do të vini re se jeni më të lumtur. /abcnews.al