Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

3 fëmijë panë gjithçka, zbardhet dosja e SPAK për atentatin ndaj prokurorit

schedule13:35 - 13 Janar, 2021

schedule 13:35 - 13 Janar, 2021

SPAK mbylli disa ditë më parë dosjen hetimore për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoj dhe personave që e shoqëronin atë në makinë një vit më parë.

Në dosje përcaktohet nga prokuroria edhe objektivi i atentatit, të cilët janë pikërisht Arjan Ndoj, Andi Maloku që mbeti i vrarë si edhe Aleksandër Laho, i njohur si Rrumi i Shijakut.

SPAK thekson në dosje se ngjarja ka patur dëshmitarë dhe ata janë tre të mitur që kanë qëlluar aty në momentin e të shtënave duke parë gjithçka.

Mësohet se Redjan Rraja, i akuzuar dhe arrestuar për këtë ngjarje kishte gënjyer më parë familjarët e tij se do të shkonte në Holandë dhe ata nuk e dinin që gjendej në Shqipëri.

Atentati ndodhi më datë 1 nëntor të vitit 2019 në mbikalimin e Shkozetit në Durrës ku ndaj makinës së prokurorit i derdhën breshëri plumbash. Nga të shtënat mbeti i vdekur Andi Maloku, i cili shërbente si shofer i prokurorit Ndoj. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!