Këtë të mërkurë forcat e policisë së komisariatit nr.6 në kryeqytet kanë vënë në pranga një 47-vjeçar që posedonte armët. Në bazë të informacioneve të marra nga qytetarët uniformat blu të komisariatit numër 6 zhvilluan operacionin e koduar “Peza”.
Gjatë kontrollit në banesën e 47-vjeçarit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materialë 1 armë zjarri pistoletë me 8 fishekë. Po ashtu, në afërsi të banesës së tij, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan edhe dy armë zjarri të tjera, konkretisht një automatik kallashnikov dhe një pushkë, si dhe 300 fishekë luftarakë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë për veprime të mëtejshme./ABC News Albania 24/7