28 vjeçarja me Covid lind foshnjën, dërgohet sërish për kurim tek Shefqet Ndroqi

schedule12:39 - 27 Janar, 2021

schedule 12:39 - 27 Janar, 2021

Një 28 vjeçare e infektuar me Covid 19, në muajin e fundit të shtatzanisë ka sjellë në jetë foshnjën e saj dhe për shkak të komplikacioneve nga Covid u dërgua sërish tek spitali Covid 2.

Gazetarja Ema Shazivari raporton për ABC se pas lindjen tek materniteti “Kocco Glozheni”, e reja është rikthyer në spitalin “Shefqet Ndroqi”, për kurim të mëtejshëm ndërsa foshnja e saj është marrë nga familjarët.

Sipas informacioneve rezulton se 28 vjeçarja vijon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!