28 shtete pjesëmarrëse në Maratonën e Tiranës

schedule18:54 - 22 Shtator, 2018

schedule 18:54 - 22 Shtator, 2018

Ndonëse vetëm në edicionin e 3-të, Maratona e Tiranës ia ka dalë që të fitojë seriozitetin e një aktiviteti ndërkombëtar, çka premton një garë të vërtetë sportive.

Në garën që do të mbahet me datë 7 tetor,  do të jenë 2500 vrapues nga mbi 28 shtete të ndryshme të botës, që nga Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës e deri në Australi dhe në Zelandën e Re.

Vetëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë regjistruar 19 garues. Por ajo që spikat është se këtë vit do të kemi pjesëmarrës edhe nga Hondurasi, tregues ky i ndërkombëtarizimit të Maratonës së Tiranës.

Por harta e pjesëmarrjes së garuesve në Maratonën e Tiranës pritet që të zgjerohet edhe më tej, pasi ende vijojnë regjistrimet dhe një numër i lartë kanë shprehur interes.

Pjesëmarrësit në garë do të kenë mundësi që të garojnë në 3 kategori; Half Marathon (21, 0975 km), Tirana 10K dhe “Ëe too” kjo një kategori që ka për qëllim të jetë më shumë motivuese se sa kompetitive.

Nuk do të mungojë as gara Fun Run e cila do të zhvillohet një ditë para garës së madhe me datë 6 tetor 2018 me të rinjtë e Shkollave te Mesme të Tiranës.

Me projektin “Fun Run” Bashkia e Tiranës synon të edukojmë brezat përmes sportit, për të qenë të vendosur dhe me vetëbesim, në rrugën e tyre për të arritur qëllimet e tyre. Gjithashtu, kjo të jetë një mënyrë e mirë për t’i nxitur të angazhohen me sport dhe të fillojnë të përgatiten për të konkurruar pas disa vitesh në Maratonën e Tiranës.

Përveç se një ngjarje sportive për garuesit, Maratona e Tiranës është edhe një mundësi fantastike për promovimin e qytetit tek turistët e tuaj duke e futur kryeqytetin në hartën e vendeve më tërheqëse në botë e duke gjeneruar ekonominë e turizmit.

28 shtete pjesëmarrëse në Maratonë

1-Australia

2-Bosnja & Hercegovina

3-Kanada

4-Kina

5- Çeki

6-Finland

7- Franc

8- Gjermani

9- Rusia

10- Greqi

11- Honduras

12- Hungari

13- Irlandë

14- Itali

15- Japoni

16- Kosova

17- Maqedoni

18- Mali i zi

19- Zelanda e re

20- Pakistani

21 – Portugali

22- Sllovenia

23- Spanja

24- Suedi

25- Zvicër

26- Turqi

27- Mbretëria e Bashkuar

28- SHBA

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!