Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Hashim Thaçi uron nga Haga 28 Nëntorin: Festoni të bashkuar, nëntorët e tjerë besoj do t’i festojmë bashkë

schedule12:08 - 28 Nëntor, 2025

schedule 12:08 - 28 Nëntor, 2025

Nga Haga, ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka uruar shqiptarët për festat e 28 nëntorit. Ai ka marrë pjesë në konferencën javore në Dhomat e Specializuara të Kosovës, përmes një lidhje online, për çështjen që lidhet me akuzën pengim të drejtësisë.

Por për ish presidentin e Kosovës mbajtja e një seance të tillë në këtë datë me vlerë të shumëfishtë për shqiptarët, duhej të evitohej, ndërsa u shfaq besimplote se vitin tjetër festat kombëtare do ta gjejnë në trojet shqiptare.

“E mirëpres mbajtjen e kësaj seance për këtë arsye edhe jam sot në seancë sepse jam për respektimin e shtetit ligjor. Por, është me interes që në këtë gjykatë që të mos ndodhin gjëra që s’lejohet të ndodhin në shtetet te tuaja përkatëse. Si çdo popull edhe ne shqiptarët, kemi historinë, vlerat kombëtare dhe shtetërore. Mendoj se caktimi i kësaj seance pikërisht sot më 28 nëntor do të duhej evituar. Mbajtja e kësaj seance pikërisht sot për mua dhe çdo shqiptar është befasi jo e mirë. Ka festë kombëtare, shtet dhe familjare sepse është festa e dinjitetit dhe krenarisë kombëtare si çdo popull i lirë në botë, feston dhe kujton. Edhe i Kosovës edhe kujton edhe feston. Nuk më mbetet tjetër që t’i uroj shqiptarët që të festojnë të bashkuar, krenarë dhe me dinjitet. Besoj që 28 nëntorët e tjerë do t’i festojmë bashkërisht”, tha ai.

Sipas akuzës, Thaçi individualisht dhe përmes veprimeve të përbashkëta ka ndikuar përmes personave të tjerë për të penguar zyrtarë të lartë në kryerjen e detyrave.

Prokuroria pretendon se Thaçi ka udhëhequr dhe ka marrë pjesë në këto përpjekje përmes vizitave të tij në objektet e paraburgimit gjatë kohës që ka qenë i paraburgosur në kuadër të gjykimit të tij për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Ish presidenti i Kosovës ndodhet ne paraburgim në Hagë që prej vitit 2020, ndërsa ka hyrë në historinë e shtetit të Kosovës edhe si kryeministri, në mandatin e të cilit u shpall pavarësia e vendit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!