Ish-kryeministri Berisha konstaton se edhe pas 27 vitesh pluralizëm, në vend ende ka mbeteje toksike të regjimit diktatorial. Në konferencën e mbajtur në përkujtim të 20 shkurtit të 1991, Berisha vlerësoi rëndësinë e kësaj dite që shënoi rënien e regjimit komunist.
20 shkurti per liderin historik të partisë që solli pluralizmin në Shqipëri, ishte ngjarja me kulmore e revolucionit demokratik ne 90.
E para, diktatura e komunizmit. Për ëndërrimtarët e Ramiz Alisë, ish-kryeminsitri kujton një histori, treguar në vetë të parë.
E dyta, diktatura e mjerimit, ajo e viktimave të shumta në Shqipëri
Diktatura e tretë, ajo e kultit të individit, prej të cilës Sali Berisha kujton se Nikita Hrushov i çliroi kombet përmes fjalimit në kongresin e partisë ku dënoi Stalinin, në Shqipëri vijoi për vite me radhë.
Përmbysja e kultit të Enver Hoxhës u bë kështu një nga objektivat kryesorë të luftës politike të PD, tha Sali Berisha.
Partia Demokratike përdori taktikën e mbështetjes jo udhëheqjes
Tre ishin faktorët përcaktues për Sali Berishën në atë kohë qëndresa e djemve në rrugë, Vlora dhe Kavaja.
Shqipëria shpëtoi nga kulti i individit, u shmang gjakderdhja dhe u çel rruga për demokraci./abcnews.al