27 vjetori i Lëvizjes studentore, Basha e Berisha apel të rinjve

schedule14:32 - 8 Dhjetor, 2017

schedule 14:32 - 8 Dhjetor, 2017

U mblodhën në sallën e pagëzuar nga ngjarjet që i dhanë mundësi çeljes së pluralizmit në vend. 27 vjetori i lëvizjes studentore, në sallën Liria të qytetit Studenti u kujtua nga dhe në prani të Forumit Rinor Demokrat, drejtuesve të fondacionit Konrad Adenauer si dhe drejtuesve të forumeve dhe partive popullore europiane.

Lideri historik i demokratëve Sali Berisha iu drejtua protagonistëve të 8 dhjetorit në shqipëri.

Sali Berisha: “Ju adresohem ju, audiencës së rinisë së sotme, imagjinata juaj s’ka fund por nuk rrok guximin e jashtëzakonshëm të bashkëmoshatarëve tuaj. Ata në atë kohë dhe ju sot këtu nuk jeni të vetdijshëm për forcën e jashtëzakonshme që keni”.

Thirrjen të rinjve për të qëndruar në vendin e tyre, e artikuloi edhe sekretari i marrëdhënieve me jashtë për Partitë Popullore Europiane, Patrick Voller.

Patrick Voller: “Sfidat për rininë e sotme 27 vjet pas 8 dhjetorit janë se 65% e të rinjve dua të largohen nga vendi sot, pa pritur për nesër. Por duhet të punojmë bashkarisht që korrupsioni dhe krimi i organizuar të luftohen me ndershmëri dhe transparencë dhe ata që cilësohen si të paprekshëm duhet të japin llogari dhe të gjithë të jenë të barabartë para ligjit, veçanërisht në luftën kundër drogës. Këtu ka nevojë për shumë punë dhe falë Partisë Demokratike, prej vitesh ka një orientim ndaj kësaj teme kaq të rëndësishme këtu. Edhe drejtësia duhet të punojë me pavarësi të plotë, me transparencë dhe pa kurrfarë influence politike dhe parimi i drejtësisë është parim i shtetit të së drejtës”.

Aktualitetin e vendit e sheh me kokën ulur, përpara atyre që rrugëtimin drejt europës e nisën 27 vjet më parë dhe e paguan me gjak.

Patrick Voller: “Sikur në nëntorin e 1990-s, t’i thonte dikush se të rinjtë e Shqipërisë 20 vite më vonë, dinjitetin do e kërkonin në vende të huaja jo në vendin e tyre, do mendonin se po tallemi. Para dhjetorit nje grusht njerëzish përdorën ideologjinë për të plaçkitur, sot nuk përdoret ideologjia, por propaganda vazhdon njësoj”.

Kreu i opozitës shqiptare Basha lajmëroi ndryshimin thirrjen për të cilën ia drejtoi studentëve, rinisë.

Lulzim Basha: “Kjo sfidë është e rinisë dhe unë e di se do ta merrni në dorë këtë mision. Sot iu bëj thirrje mos zgjidhni largimin por përpjekjen dhe përballjen. Ngrihuni luftoni ta çlirojmë shqipërinë. PD, bija tjetër e demokracisë që lindi në dhjetorin ’90-s”.

Aktiviteti në fund u zhvendos për nderime pranë shtatores së Azem Hajdarit në qytetin Studenti./abcnews.al

 

https://youtu.be/DWUmU1izsG0

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!