27 marsi katalanas, kur Iniesta dha lamtumirën dhe Messi turpëroi Realin

schedule19:27 - 27 Prill, 2020

schedule 19:27 - 27 Prill, 2020

Data 27 mars, kujton dy momente shumë të ndryshme për Barcelonën. Me 27 mars 2018, Andres Iniesta njoftoi në një konferencë për shtyp se do të largohet nga Barcelona pas plot 22 vitesh katalanas, duke u përlotur para gazetarëve dhe duke trishtuar miliona tifozë.

Megjithatë, data 27 mars mbahet mend edhe për mirë nga tifozët katalanas. Si sot në vitin 2011, Messi shënoi një nga golat e tij më të bukur në karrierë, në Champions League përballë rivalëve të përjetshëm të Real Madrid.

Pleshti argjentinas e mori topin nga mesi i fushës dhe pasi i dribloi të gjithë futbollistët madrilenë, mposhti dhe portierin Casillas. Gol magjik, ndërsa Sergio Busquets, dha asistin më të lehtë në karrierën e tij…/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!