26-vjeçari shqiptar kërcënon me thikë nënën dhe motrën në Itali, karabinierët përdorin armë paralizuese. Tenton të arratiset

schedule17:25 - 27 Korrik, 2022

schedule 17:25 - 27 Korrik, 2022

Një 26-vjeçar shqiptar ka kërcënuar me thikë nënë dhe motrën  e tij, duke i detyruar dy gratë të strehoheshin në dhomën e gjumit. Ngjarja ka ndodhur në Asti, Itali.

Karabinierët përdorën armën paralizuese pasi 26-vjeçari në gjendje të rëndë mor i një thikë tjetër dhe kërcënoi personelin mjekësor kur ata mbërritën në shtëpi.

Karabinierët, pasi u përpoqën vazhdimisht dhe më kot ta qetësonin verbalisht dhe ta bllokonin, aktivizuan armën paralizuese, shkruan Ansa.

Shqiptari hodhi menjëherë thikën dhe tentoi të arratisej.

Pasi u ndalua nga karabinierët dhe u qetësua u dërgua në spital. 26-vjeçari akuzohet për rezistencë ndaj autoriteteve policore dhe kërcënim./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!