253 bimë në një “shtëpi bari” në Tiranë, jepen masat e sigurisë për 6 të arrestuarit

schedule11:37 - 2 Maj, 2022

schedule 11:37 - 2 Maj, 2022

Gjykata e Tiranës ka caktuar sot masat e sigurisë për 6 të arrestuarit mes të cilëve 2 punonjës të OSHEE, për “shtëpinë e barit” të zbuluar në zonën “Kashar 2.

Të arrestuarit në kushtet e flagrancës janë Xhevrije Sulaj, Shqipe Sulaj, Luan Sulaj, Ylli Sulaj, Lutfi Basha faturist, Rifat Kuçi me detyrë elektricist pranë OSHEE, dhe u procedua penalisht shtetasi Z. V, kryeplaku i fshatit, për moskallëzim krimi.

 

Vetëm për Ylli Sulajn është dhënë masa e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa për Shqipe Sulaj u vendos “detyrim paraqitje” dhe për Xhevrie Sulaj u vendos “arrest shtëpie”. Ndërsa Luan Sulaj, Lufti Basha dhe Rifat Kuci janë lënë të lirë pasi është vlerësuar i paligjshëm arrestimi i tyre në flagrancë.

Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në zonën e Kasharit kishin përshtatur katin e dytë dhe të tretë të një vile një banesë të tillë,  për të kultivuar bimë narkotike kanabis sativa.  Banesa rezulton  në pronësi të Xhevrie Sulajt.

Të arrestuarit Shqipe, Luan dhe Ylli Sulaj në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë përshtatur banesën e Xhevrie Sulajt, për të kultivuar bimë narkotike. Policia sekuestroi 253 bimë kanabis të kultivuara në vazo, ushqyes elektrikë, llamba elektrike, freskuese dhe 6 aparate celulare. Kemi veprimtari mjaft të rrezikshme, një ndërtesë 4 katëshe të përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, bashkëpunim, sigurim mjetesh e pajisjesh”

Prokuroria kërkon arrest me burg për katër anëtarët e familjes Sulaj ndërsa detyrim paraqitje për dy punonjësit e OSHEE. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!