Policia e Beratit ka arrestuar një 25-vjeçare me akuzën e shpërndarjes së drogës. Nga informacionet mësohet se gjatë kontrollit të ushtruar nga ana e shërbimeve të Policisë rezultoi së drejtonte mjetin pa leje drejtimi, si dhe iu gjet në xhepin e xhupit, një sasi lënde narkotike cannabis sativa.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e saj, iu gjetën disa doza me lëndë narkotike e dyshuar heroinë dhe një qese e vogël me cannabis sativa.
Berat/Informacion
Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.
Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Berat, në vijim të operacionit policor “Vëzhgimi”.
Sekuestrohen doza me lëndë narkotike heroinë dhe canabiss sativa.
Vihet në pranga 1 person dhe 1 një tjetër procedohet në gjendje të lirë.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së drogave të forta heroinë, në kuadër të operacionit “Vëzhgimi”, në vendin e quajtur “Ypsiloni”, bënë të mundur arrestimin e shtetases R. D., 25 vjeçe, banuese në Berat, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga ana e shërbimeve të Policisë rezultoi së drejtonte mjetin pa leje drejtimi, si dhe iu gjet në xhepin e xhupit, një sasi lënde narkotike cannabis sativa. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e saj, iu gjetën disa doza me lëndë narkotike e dyshuar heroinë dhe një qese e vogël me cannabis sativa.
Gjithashtu, nga ana e strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin M. D., 24 vjeç, banues në Berat, i cili ndodhej së bashku me shtetasen R. D., në mjetin e saj.
Në bazë të hetimeve dyshohet se shtetasit e mësipërm ushtronin edhe veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit, në bashkëpunim.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” e kryer në bashkëpunim dhe “Shfrytëzim prostitucioni”./abcnews.al