25-vjeçarja ndërron jetë pasi ndjeu aromën e specit djegës

schedule12:36 - 3 Shtator, 2023

schedule 12:36 - 3 Shtator, 2023

Brazilianja Tais Medeiros ka ndërruar jetë në spital, ku luftoi për jetën e saj për gjashtë muaj pasi ndjeu aromën e specit djegësit.

Ngjarja ka ndodhur në muajin shkurt, teksa 25-vjeçarja po gatuante së bashku me të dashurin e saj. Ajo ndjeu rastësisht një spec shumë djegës, i cili fillimisht rezultoi me kruarje fyti dhe më pas një vizitë në spitalin në Annapolis.

Profesionistët mjekësorë identifikuan shpejt praninë e edemës cerebrale, e cila shkakton fryrjen e trurit. Shkaku, shpjeguan ekspertët, është një reaksion alergjik ndaj specit djegës. Në rastin e brazilianes reagimi ka qenë aq i fortë sa pasi ka ndjerë aromën e specit, ajo ka rënë në koma për disa ditë dhe nuk i është rikthyer vetëdija.

Nëna e saj Adriana Medeiros tha për mediat se Tais më parë kishte probleme me bronkit dhe astmë.

Ndonëse gjendja e saj u përmirësua për një kohë të shkurtër dhe ajo mbërriti në shtëpi nga spitali më 31 korrik, asaj iu desh të kthehej vetëm katër ditë më vonë, kur u shfaqën simptomat e temperaturës së lartë dhe gjaku në urinë.

Ajo duhej të dilte sërish nga spitali më 10 gusht, por më pas pësoi bronkospazmë dhe vazhdonte të mbahej në spital ku, humbi përfundimisht betejën për jetën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!