25-vjeçarja humbi jetën në Vlorë, kjo është anija turistike nga ku u rrëzua

schedule09:18 - 4 Shtator, 2021

schedule 09:18 - 4 Shtator, 2021

Kjo është anija turistike “Liburna”, prej së cilës ra 25-vjeçarja ditën e djeshme në Vlorë. E reja, e cila dyshohet të jetë me origjinë italiane humbi jetën pasi ra nga lartësia e anijes dhe mori dëmtime të shumta.

Anija turistike operonte linjën Vlorë-Sazan-Karaburun. Kanë qenë efektivët e policisë ata që e çuan vajzën në spital pas njoftimit për ngjarjen e ndodhur.

Në momentet e para 25-vjeçarja ka qenë në jetë por në gjendje tepër të rëndë shëndetësore. Burime nga spitali i Vlorës bënë me dije se vajza kishte fraktura të mëdha në kokë çka dyshohet se është shkaktuar gjatë rënies nga anija. Po ashtu raportohet se e reja kishte probleme me frymëmarrjen për shkak të thithjes së ujit.

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë është arrestuar punonjësi i anijes ku ndodhi aksidenti fatal që i kushtoi jetën të resë. I arrestuari quhet Aleksandër Golemaj 47-vjeç. Sipas policisë i arrestuari nuk duhej të lejonte prezencën e 25-vjeçares në kuvertën e anije në një moment që ishte e ankoruar.

Ka dyshime që e reja të ketë qenë e dehur në momentin që është rrëzuar nga anija turistike megjithatë hetimet vijojnë. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!