Sipas një studimi amerikan, të rinjtë mes moshës 20-30 vjeç ndihem më të vetmuar se të moshuarit nga mosha 60 deri në 70 vjeç.
Një rritje relative e vetmisë ndodh edhe tek njerëzit e moshës 40 deri 50 vjeç.
Sipas studimit, faktori kyç në nivelin e lartë të vetmisë të të rinjtë është stresi, pasi ndër shumë të tjerash, ata përpiqen të bëjnë karrierë dhe në të njëjtën kohë të gjejnë një partner të përshtatshëm për jetën e tyre.
Sipas Tanya Nguyen, një pedagoge në departamentin e psikiatrisë në Universitetin e Kalifornisë, tha se “shumë njerëz në të 20-at dhe 30-at e tyre vazhdimisht krahasojnë veten me persona të tjera në mediat sociale dhe shqetësohen nëse do të pëlqehen nga të tjerët.
Nga ana tjetër, pas moshës 40 vjeçare njerëzit fillojnë të kenë sëmundje të ndryshme (hipertension, diabet, etj.) Gradualisht përjetojnë humbjen e të dashurve të tyre dhe fëmijët e tyre bëhen gjithnjë e më të pavarur, gjë që shton edhe më tepër vetminë.
Studiuesit në Universitetin e Kalifornisë, të udhëhequr nga Dilip Jeste, analizuan të dhënat e 2,843 personave të moshës 69 vjeç. nga shtete të ndryshme të SHBA-së.
Ajo çfarë u vu re se pavarësisht nga mosha, vetmia shoqërohet me nivele më të ulëta të ndjeshmërisë dhe dhembshurisë për të tjerët, një numër më të vogël miqsh, mungesës së bashkëshortit ose partnerit, stresit më të madh dhe çrregullimeve të shpeshta të gjumit. Vetmia sipas studimit, është një problem serioz i shëndetit publik, i cili prek shëndetin fizik dhe mendor të njerëzve, si dhe jetëgjatësinë e tyre.
Gjithashtu, sipas AMPE, studimi konfirmoi hulumtimin e mëparshëm mbi lidhjen e anasjelltë midis vetmisë dhe inteligjencës.
“Ndjeshmëria duket se zvogëlon nivelin e vetmisë në të gjitha moshat, ndoshta duke i lejuar njerëzit të perceptojnë dhe interpretojnë ndjenjat e të tjerëve dhe kështu t’i ndihmojnë ata, tha mjeku Jeste.
Studiuesit vunë në dukje se hulumtimet e tyre janë veçanërisht të rëndësishme për shkak të valës së dytë të pandemisë dhe bllokimeve në të gjithë botën.
“Vetmia përkeqësohet më shumë nga distanca fizike, e cila është e nevojshme për të kufizuar përhapjen e pandemisë”, tha Jeste. s.ba/abcnews.al