25 Prilli, këta janë 28 kandidatët që janë dërguar në prokurori për verifikim

schedule11:30 - 26 Mars, 2021

schedule 11:30 - 26 Mars, 2021

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dërguar në Prokurorinë e Përgjithshme për verifikim 28 kandidatë nga listat e partive politike që garojnë në zgjedhjet e 25 prillit.

Kandidatët, të cilët janë vetëdeklaruar se kanë pasur probleme me drejtësisë në një moment të caktuar të jetës së tyre, do t’i nënshtrohen verifikimit të thelluar nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme.

Nga Koalicioni ABEOK janë dërguar në Prokurori emrat e pesë kandidatëve, Altin Gjeloshaj, Elsa Voka, Daniel Prroj, Ervis Beu dhe Ido Pashaj. Nga Partia Bindja Demokratike janë dërguar për verifikim, Arsen Belaj dhe Bahri Shabani.

Nga Partia Lëvizja për Ndryshim, Dashamir Tahiri dhe Bahri Shabani. Nga Partia Lëvizja e Re, Ilmi Kuka. Kurse, nga LSI janë dërguar për verifikim, Arbër Arifaj, Ashim Tafilaku, Elton Ismaili, Ferdinant Aligjoni, Ilir Husi dhe Artur Baku.

Nga listat e PD, është Agron Kapllanaj, Gentian Muça, Rezart Tusha dhe Zef Hila. PSD ka për verifikim Kleo Muratajn, Tom Doshin dhe Serdar Hoxhën. Kurse, nga PS, Artan Bitri, Halim Dauti dhe Leondard Beqiri. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!