25% e shqiptarëve të virgjër, Edmond Dragoti: Ofron komoditet dhe rehati

schedule21:12 - 25 Janar, 2019

schedule 21:12 - 25 Janar, 2019

Edmond Dragoti i ftuar në “Provokacija” ka folur për temën “seksi dhe shqiptarët”. Ai ka komentuar anketimin e INSTAT-it dhe Institutit të Shëndetit Publik, të cilët kanë dalë në përfundimin se gati 25% e të rriturve shqiptarë nuk kanë kryer kurrë marrëdhënie seksuale, pra rezultojnë të jenë të virgjër.

“Kur ndryshuan sistemet politike në Evropën Lindore u vu re se ra instikti seksual në këto vende. Kjo do të thotë se atje ku ka më shumë kufizime atje ka edhe më shumë nevojë për të zhvilluar instiktin tënd. Është zhvillaur tendenca e beqarisë për të mos pasur marrëdhënie seksuale sepse të ofron një komoditet dhe reahti të caktuar”.

Pyetje: Një burrë ose një grua në moshën 49-vjeçare që janë të virgjër, janë normalë?

“Gradualisht është rritur numri i tyre dhe në momenti që do behën shumicë kjo do shitet si normale. Tendenca është shumë e rëndësishme. Instikti seksual në momentin që ekziton nuk mund ta pengosh. Nese e pengon traumatizohesh. Ky është instik mbijetese, ekzistence dhe normaliteti”.

Pyetje: Nëse do ishte në një takim me gjimnazitë të virgjër, do u thoje se mjafton ta bëni me njeriun që duan?

“Natyrish do u thoja që ta bënin me njeriun që do. Seksi i parë ka vështirësi dhe përgjegjësi. Ata që janë të virgjër kanë kompleksin e performancës dhe mendojnë se nuk kanë shkathtësinë dhe shprehitë e domosdoshme. Këtë kompleks e kanë edhe moshat e rritura dhe shpesh nuk pranojnë një partner të ri për fatsin se nuk janë të sigurt në performancën e tyre seksuale”./abcnews.al