24-vjeçarja e akuzoi se kreu marrëdhënie seksuale me dhunë, procedohet 63-vjeçari në Lushnjë

schedule12:52 - 10 Maj, 2024

schedule 12:52 - 10 Maj, 2024

Një 24-vjeçare ka kallëzuar në polici një 63-vjeçar se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të. Si pasojë, burri po procedohet penalisht në gjendje të lirë.

“Komisariati i Policisë Lushnjë: referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin, 63 vjeç, banues në fshatin Babunjë, Lushnjë, pasi ka kallëzuar një 24-vjeçare se dy muaj më parë, shtetasi  ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!