13 gushti shënon 24 vite nga nënshkrimi i marrëveshjes se Ohrit, një marrëveshje paqeje e nënshkruar nga qeveria e Republikës së Maqedonisë dhe përfaqësuesve shqiptare që shënjoi një kthese historike për vendin dhe bashkëjetesën ndëretnike.
Por për kreun e BDI Ali Ahmeti ky zotim i shkruar sot është thyer dhe gjendja e shqiptareve në përfaqësimin politik dhe jetën e përditshme nuk është ajo e premtuara.
Përmes kësaj marrëveshje liderët politike zotoheshin se do te hidhnin poshtë pa kushte përdorimin e dhunës për realizimin e qëllimeve politike, do të ruhej integriteti territorial i vendit ashtu si edhe karakteri shumetnik i shoqërisë maqedonase.
Marrëveshja u nënshkrua nga katër partitë politike të vendit pasi ndërmjetësit ndërkombëtarë kërkuan angazhimin e tyre për ratifikimin dhe zbatimin e tij brenda një periudhe katërvjeçare.
Marrëveshjen e nënshkruan kryetari i Republikës së Maqedonisë, Boris Trajkovski, lideri i VMRO-DPMNE-së dhe kryeministër Lubço Georgievski, liderët e LSDM-së Branko Cërvenkovski, të PPD-së( partia për prosperitete demokratik) Imer Imeri dhe PDSH-së (Partia Demokratike Shqiptare) Arbën Xhaferi, pas luftës në vend në vitin 2001.
/abcnews.al/

