Gazetari Alban Kraja në emisionin “ABC e Mëngjesit” në ABC News, foli për rëndësinë e shqiptarëve në antikitet.
Ai shpjegoi se studimet janë të bazuara në literaturën e studiuar prej vitesh në Bibliotekën e Vatikanit, Romës e Venecias.
Gjithashtu Alban Kraja gjatë intervistës theksoi se dyshohet për ekzistencën e një pape të pestë më origjinë shqiptare.
“Ne kemi dy histori që shkojnë në mënyrë paralele, ajo që mësohet që nga shkolla deri në universitetet dhe është e pranueshme edhe nga historianë, dhe kemi një histori tjetër paralele që bëhet nga “dashnorët” e historisë së vendit të tyre. Dhe unë i admiroj shumë sepse na pëlqejnë apo jo janë njerëz me vlera. Sa i përket themelimit të Romës e kam studiuar shumë herë dhe thuajse i tëri është i bazuar në mitologji. Janë legjenda që kanë pak besueshmëri, por janë variante zyrtare. Kemi vende të tjera që shpjegojnë historinë e tyre. Themelimi i Romës u nis nga Butrinti. Fjala Roma, “jeto përgjithmonë”. “Ro-ma, në shqip do të thotë të jetosh gjatë”, u shpreh ai.
/abcnews.al/