Na ndajnë vetëm një 24 orë nga mbrëmja e madhe në Dance Reality Show “T’ka mami yll”. Mbrëmja e nesërme do të jetë ajo e Halloween-it, ku fëmijët do të shfaqen të maskuar në mënyrë të frikshme.
Ndërkohë, ditën e sotme, gjatë provave, është zbuluar se pjesë e garës për këtë javë do të jetë edhe Ergysi, i cili ka pasur probleme shëndetësore.
Ai ka treguar se sipas mjekut duhet të qetësohej dhe kjo ka bërë që profesor Albi Nako, ta përjashtonte nga numri i hapjes.
“Jam njëlloj siç kam qenë. Mjeku më ka thënë se duhet të rrish një javë në shtëpi të qetësohesh. Do lëviz po pa forcë”, tha Ergysi.
“Do të bëhet një përjashtim për numrin e hapjes mos të përfshihet fare. Në kuartetin do të bëhet vetëm teknikisht”, u shpreh Albi./abcnews.al