24 orë ish-Presidentit brazilian për t’u vetëdorëzuar

schedule12:55 - 6 Prill, 2018

schedule 12:55 - 6 Prill, 2018

Ish-presidenti brazilian Lula ka vetëm 24 orë kohë për vetëdorëzuar në mënyrë që të nisë vuajtjen e dënimit me 12 vjet burg pasi u shpall fajtor për korrupsion. Lula nga ana e tij mund të vendosë që të mos vetëdorëzohet duke pritur që të jetë policia ajo që do e arrestojë në skadim të afatit, kur ai do të jetë në takim me aleatët e tij politikë.

Gjykatësi Brazilian Serxho Moro ka lëshuar një mandat arresti kundër ish presidentit të vendit Luiz Inasio Lula da Silva, i cili ka vetëm 24 orë kohë për t’u vetëdorëzuar në policinë federale që të arrestohet. Vendimi u firmos pasi gjykata në Porto Alegre autorizoi mandate arrestin për vuajtjen e dënimit me 12 vjet burg për korrupsion.

Ishte i njëjti gjykatës që në vitin 2017 dënoi me 9 vjet burg Lulën për korrupsion dhe riciklim parash, por dënimi u bë 12 vjet në janar të këtij viti pasi cështja u shqyrtua sërish. Ekzekutimi i dënimit ishte bllokuar nga kërkesa për mbajtje të paligjshme në burg nga avokatët e ish presidentit. Një kërkesë që u rrëzua dy ditë më parë me gjashtë vota pro kundrejt pesë që mbështesnin këtë kërkesë.

Gjykatësi i ka lënë afat 24 orë ish-Presidentit për t’u vetëdorëzuar duke pasur parasysh dinjitetin e postit që ai ka pasur në të kaluarën.
Lula nga ana e tij mund të vendosë që të mos vetëdorëzohet duke pritur që të jetë policia ajo që do e arrestojë në skadim të afatit, kur ai do të jetë në takim me aleatët e tij politikë. Zëdhënësi i partisë së tij u shpreh për mediat se ish-presidenti është i pafajshëm dhe të pafajshmit nuk vetëdorëzohen, kështu që nëse duan ta arrestojnë duhet të vijnë ta marrin në mes të popullit të tij./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!