24 mijë punëtorë në Norvegji në grevë, bllokohet transporti publik

schedule09:42 - 17 Prill, 2023

schedule 09:42 - 17 Prill, 2023

Sektorët e ndërtimit, transportit dhe hotelierisë në Norvegji do të preken nga greva e madhe që do të nisë ditën e sotme. Grevat vijnë pas dështimit të negociatave për nënshkrimin e një marrëveshjeje të re mes dy sindikatave kryesore të vendit dhe përfaqësuesve të punëdhënësve.

Konfederata më e madhe e sindikatave të Norvegjisë, LO, ka njoftuar se 22.947 anëtarë të saj do të marrin pjesë në grevë. Të njëjtën gjë do ta bëjnë edhe 1441 anëtarë të një organizate të vogël sindikale, YS.

Greva, relativisht e përhapur në vendin me 5.5 milionë banorë, prek sektorët e ndërtimit, transportit, prodhimit dhe hotelierisë, mbi të gjitha në kryeqytetin Oslo.

Negociatat mes dy sindikatave dhe shoqatës së punëdhënësve NHO kanë vazhduar që nga e premtja. Ditën e djeshme, delegacionet e LO dhe YS njoftuan se refuzojnë propozimin e paraqitur nga një ndërmjetës.

Kryetarja e LO Peggy Folswick tha se është e trishtë që që punëtorët janë të detyruar të bëjnë grevë. LO synon të rrisë fuqinë blerëse të anëtarëve të saj me 5%, sipas raportimeve të mediave norvegjeze.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!