23-vjeçari u vra aksidentalisht, kapet arma e çuditshme që përdori autori

schedule14:33 - 18 Gusht, 2020

schedule 14:33 - 18 Gusht, 2020

Arrestohet Stjuart Smakaj, autori i vrasjes së 23-vjeçarit, Gledis Kraja në Shkodër. Mësohet se arrestimi i tij është bërë nga policia e Shkodrës.

“Falë reagimit në kohë  të strukturave të DVP Shkodër, rrethimit të zonës, kontrolleve të shumta të ushtruara  në bashkëpunim me FNSH  dhe presionit të ushtruar nga forcat e policisë duke mbajtur ne rrethim zonën ku fshihej autori  u bë e mundur vënia  në pranga e  autorit të ngjarjes së mbrëmshme ku mbeti i plagosur me armë zjarri dhe me pas humbi jetën 23 vjeari G.K”, thuhet në njoftimin paraprak të policisë.

LEXO EDHE: Ekzekutimi në Shkodër, ish-futbollisti u vra me 8 plumba! Ishte shok me autorin

Po ashtu është sekuestruar edhe arma e zjarrit e modifikuar, e cila dyshohet se është prodhuar në mënyrë artizanale. Në kërkim për vrasjen e 23-vjeçarit është edhe vëllai tjetër, Sebastian Smakaj.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në Shkodër. Gledis Kraja 23 vjeç ka mbetur i vdekur pasi është qëlluar me armë zjarri kallshnikov. Fillimisht u mësua se 23 vjeçari u vra nga një breshëri kallashnikovi por pas hetimeve të kryera nga grupi hetimor dhe marrjes në pyetje të dëshmitareve dyshohet se 23 vjeçari është vrarë aksidentalisht duke qenë se fillimisht mes autoriut tashmë të dyshuar Sebastian Smakaj dhe disa të rinjve punonjës të një mobilerie kishte lindur një konflikt i cili pas debatit verbal ka degjeneruar në konflikt fizik.

Pas këtij konflikti ka ndërhyrë fillimisht 23 vjeçari për të qetësuar gjakrat mes palëve por nuk ka arritur të bëjë një gjë të tillë,  Sebastian Smakaj pasi ka marrë armën në banesen që ndodhet në lagjen “Qaf Hardhi” është ulur poshtë dhe ka nisur të qëlloi në drejtim të personave me të cilët është konfliktuar. Nga të shtënat ka mbetur i plagosur 23 vjçari Gledis Kraja i cili ndodhej aty me qëllimn që të shuante sherrin mes palëve, ndërsa Sebastian Smakaj dhe vëllai i tij Stjuart Smakaj të cilët ndodheshin në vend ngjarje janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Njoftimi i policisë për zbardhjen e  ngjarjes: 

Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e datës 17.08.2020, ku humbi jetën aksidentalisht nga përdorimi i armës së zjarrit shtetasi G. K., 23 vjeç.

Fale reagimit në kohë të strukturave të DVP Shkodër, rrethimit të zonës, kontrolleve të shumta në bashkëpunim me FNSH dhe presionit të ushtruar nga forcat e policisë duke mbajtur në rrethim zonën ku fshihej autori, si dhe pas negociatave me familjarët, u bë e mundur vënia në pranga e autorit të ngjarjes së mbrëmshme ku mbeti i plagosur me armë zjarri dhe më pas humbi jetën 23 vjeçari G.K.

Vihet në pranga shtetasi S.S. 23 vjeç, banues në Shkodër

Sekuestrohet edhe arma e zjarrit e modifikuar .

Nga strukturat e DVP Shkodër në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, falë reagimit në kohë dhe si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e datës 17.08.2020, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi dhe arrestimi i autorit, shtetasit S. S., 23 vjeç, banues në lagjen “Perash”.

Ky shtetas gjatë një konflikti të çastit ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin D. H., ku si pasojë aksidentalisht ka ngelur i plagosur rëndë shtetasi G.K., 23 vjeç banues në lagjen “Perash”, Shkodër, i cili më pas ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar arma e zjarrit 18 gëzhoja të qitura nga kjo armë zjarri , automjetet të cilat janë të palëve në konflikt, si dhe vijon puna intensive për dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Vrasja me dashje, e kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”.

/abcnews.al