Daut Gumeni është një nga shkrimtarët që ka kaluar 23 vite të jetës së tij në burg, për shkak të poezisë gjatë regjimit komunist.
I ftuar në “Pas Mesnate”, në ABC News, ai rrëfeu momentin e parë kur doli nga burgu dhe që e vetmja gjë që kishte me vete ishin librat.
Madje, Gumeni theksoi se do të donte që ta gjente shumë rojen e burgut të asaj kohe, por nuk ka pasur mundësi, pasi fal tij shkrimet e tij nuk u grisën dhe jetojnë ende sot.
“Në momentin e parë që kam dal nga burgu, nuk kisha ngarkesa, kisha vetëm libra. Nuk e kam gjetur dot tani, por kur dola ishte një djalë roje burgu, që dukej që kishte qenë i gjallë përpara se të bëhej policë dhe ishin dy roje. Edhe tha ai drejtuesi, kontrolloje mirë atë musteqen se mos na nxjerr libra se ka libra ai. Ore do ia bëj unë fije-fije librat dhe shkrimet, më shumë për shkrimet e kishte se librat në Tiranë ishin botuar, ndonjë i vjetër që mund të ishte në gjuhë të huaj, por nuk e kontrollonin dot dhe po të donin se nuk kuptonin dot gjë nga anglishtja.
Edhe erdhi ai, që nuk kam mundur do ta gjej dhe ta takoj dot sot. Ai hyri brenda dhe u zbeh. Kontrolloji i thash dhe hapa dy çantat. ‘Erdhi dita të lirosh dhe ti, jo shkrime të kesh, por topa dhe granata të kesh nuk të kontrollojë’, më tha. Kështu më shpëtuan shkrimet, megjithëse i kisha marrë masat dhe i kisha futur në kapaqet e fjalorëve”, tregoi ai./abcnews.al