Mjeshtri i meditimit, Sheki Useini ka krijuar një nismë prej 7 ditësh në “burg” për të çliruar shpirtin. Ai bëri bashkë 23 personazhe të njohur dhe të panjohur në sfidë e luftë me vetveten. Ara qendruan pa celularë, komunikim, me sy mbyllur për një javë.
I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ai ka treguar si i lindi kjo ide. Gjithashtu, edhe një prej personazheve pjesëmarrës, sipërmarrësi Amarildo Stërkaj ka treguar si ishin këto ditë larg familjes pa asnjë komunikim.
“Unë kam filluar që nga fëmijëria, kam pasur interes për natyrën. Pasi bëja artet marciale, nisja meditoja. Mbaj mend pyeta një mësues, kur kam qene femijë, sa zgjat koha e tashme. Edhe ai më tha nuk zgjat dhe mos lexo gazeta amerikane.
Mua gjyshja më mësoi që të kem frikë nga zoti dhe më përdori një mekanizëm që haje pjatën se të mallkon zoti.
Doza për t’i bërë mirë vetes nuk duhet të ketë limite. Pash që tre ditë nuk mjaftonin dhe vendosa ta bëja 7, në mënyrë që të gjithë të merrnin përgjigjet që donin”, u shpreh Useini.
“Unë për 7 ditë nuk kam folur me askënd, as nuk kam komunikuar. Mezi e prita se jeta jonë është shumë kaotike, se gjëja që ne nuk bëjmë kurrë është që të rrimë me veten. Unë them që ky njeri këtu është një dhuratë prej zoti se të mëson si duhet me jetu. Ne e kemi kthyer jetën në një lojë robotike që ngrihemi në mëngjes dhe bëjmë një funksion, edhe kaq. Më e dhimbshme është që kur unë mora djalin pas 7 ditësh, dhe më tha bab ta kam harruar fytyrën”, tha Amarildo./abcnews.al