23 gola në dy sezone, Valdrin Rashica kap majat në Finlandë

schedule16:03 - 3 Janar, 2020

schedule 16:03 - 3 Janar, 2020

Valdrin Rashica ndryshon skuadër dhe këtë herë do të luajë në elitën e futbollit finlandez. Sulmuesi anësor ka nënshkruar me FC Lahti, që drejtohet nga një trajner shqiptar. Ilir Zeneli, ish-trajneri i Rashicës te FC Espoo, ka dhënë “OK” për këtë transferim.

Rashica ka spikatur në dy sezonet e fundit, duke shënuar 23 gola. Shpesh herë 27-vjeçari ka shënuar me goditje dënimi nga distanca dhe tani do tentojë të tregojë vlerat e tij në nivelin më të lartë të futbollit finlandez.

Anësori nga Vushtrria ka luajtur më parë me Llamkos Kosova (tani quhet Vushtrria), duke u shpallur kampion. Gjithashtu është aktivizuar edhe në Superiore me Skënderbeun e Teutën, por hapësirat për të kanë qenë të pakta. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!