Vizita e Vuçiç sot në Kosovë/Policia merr masa

schedule09:23 - 20 Janar, 2018

schedule 09:23 - 20 Janar, 2018

Presidenti i Serbisë Aleksadër Vuçiç viziton sot Kosovën, disa ditë pas vrasjes së liderit serb Oliver Ivanoviç. Policia e Kosovës ka marrë të gjitha masat e nevojshme për vizitën e Presidentit serb.  Në një prononcim për Telegrafin zëvendësdrejtori rajonal i Policisë së Kosovës në Mitrovicën Veriore, Besim Hoti, tha se janë ndërmarr të gjitha masat e nevojshme dhe të domosdoshme për vizitën e Presidentit serb sot në Kosovë dhe nuk ka asnjë indikacion për destabilizim të situatës.

“Janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme dhe të domosdoshme. Deri më tani është gjithçka në rregull dhe nuk indikacione për destabilizim të situatës”, ka thënë Hoti.

Vizita e Vuçiç në Kosovë, ndodh pas vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq, në veri të Mitrovicës, ku vrasësit dhe motivet e vrasjes ende nuk dihen./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!