Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Turqi, burri ndjek ish-gruan në spital dhe e qëllon për vdekje me armë

schedule12:40 - 26 Shtator, 2025

schedule 12:40 - 26 Shtator, 2025

Një video e tmerrshme e publikuar nga mediat ndërkombëtare, tregon një burrë që ndjek ish-gruan e tij në një spital, pastaj e qëllon atë për vdekje në shkallë.

Burri, i cili ishte ish-bashkëshorti i gruas, e ndjek atë në një spital dhe më pas e qëllon me armë zjarri, të njëjtën ditë kur ajo kishte kërkuar urdhër mbrojtjeje kundër tij.

Atilla Ayintapli, 44 vjeç, akuzohet për vrasjen e Eser Karaca, një gruaje 42-vjeçare, nënë e dy fëmijëve, e cila punonte si sekretare mjekësore në një spital privat në Kahramanmaras, në pjesën jugore të Turqisë, sipas raportimeve lokale të mërkurën.

Videoja tregon Ayintaplin, i veshur me të zeza, duke hyrë në spital dhe duke shkuar drejt zyrës së ish-gruas së tij, duke mbajtur një qese plastike. Karaca dhe një kolege e saj e shtyjnë atë, pastaj përpiqen të largohen, kur ai nxjerr një armë gjuetie nga qesja. Ndërsa Karaca përpiqet të arratiset nëpër shkallë, Ayintapli qëllon me armë dhe e godet, ndërsa ajo mban duart lart, për t’u mbrojtur. Viktima bie përtokë, ndërsa ai qëllon tri herë të tjera ndaj saj dhe më pas largohet. Punonjëset e frikësuara vrapojnë drejt gruas, duke qarë dhe duke bërtitur, kur e shohin të plagosur. Gruaja u dërgua me urgjencë në spital, por vdiq nga plagët.

Ayintapli u largua nga vendngjarja, por më vonë u arrestua. Ai akuzohet edhe për kërcënim me armë ndaj kolegeve të ish-gruas. Prokuroria tashmë kërkon dënim me burgim të përjetshëm për të dhe autori po pret gjykimin.

Kjo ngjarje e rëndë ndodhi në të njëjtën ditë kur Karaca kishte kërkuar urdhër mbrojtjeje ndaj ish-bashkëshortit, i cili vazhdonte të kërkonte të riktheheshin bashkë, pavarësisht abuzimeve të mëparshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!