22 vjeçari tregon shokët: Në 2 mars na thanë të vrisnim dy persona, ku u strehua grabitësi i Rinasit

schedule10:43 - 4 Maj, 2020

schedule 10:43 - 4 Maj, 2020

Grupi Hetimor ka zbërthyer 22 vjeçarin Klevis Alla, i arrestuar për vrasjen e dy vëllezërve Haxhia disa ditë më parë në zonën e njohur si tregu i makinave.

Duket se ka qenë dëshmiae Allës ajo që çoi në arrestimin Altin Ndocit si të dyshuar për vrasjen e vëllezërve Haxhia si edhe gjetjen e armëve të krimit.

Por, krahas zbardhjes së vrasjes së vellzërve Viktor dhe Besmir Haxhia, grupi i vrasësve ka kryer edhe disa krime të tjera ku më i afërti është edhe ekzekutimi i dyfishtë i Dorian Shkozës dhe Anxhelo Avdisë në 2 mars.

Në dëshminë e tij, Alla shprehet se morën urdhër nga një grup kriminal që operon në Shkozet për të ekzekutuar Avdinë dhe Shkozën ne 2 mars dhe sipas tij e çuan urdhrin në vend duke i vrarë të dy ata.

Krahas kësaj, Alla tregon se vëllezërit Haxhia kanë strehuar njërin nga grabitësit e Rinasit. Nisur nga deklarata e tij, grupi hetimor është duke e lidhur vrasjen e tyre edhe me grabitjen e Rinasit krahas prishjes së pazareve të drogës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!