22 vite nga tragjedia e 11 Shtatorit/ Presidenti Begaj: Qëndrojmë në solidaritet me SHBA

schedule13:04 - 11 Shtator, 2023

schedule 13:04 - 11 Shtator, 2023

Kanë kaluar 22 vite nga sulmi terrorist në Kullat Binjake në SHBA, ku humbën jetën rreth 3 mijë persona. Sulmi ndaj kullave u krye më 11 shtator 2001 nga një grup prej 19 radikalësh, 15 prej të cilëve ishin nga Arabia Saudite, dy nga Emiratet e Bashkuara Arabe, një nga Egjipti dhe një nga Libani.

Këtë ngjarje e ka kujtuar dhe Presidenti i vendit, Bajram Begaj, i cili ka shprehur solidaritet me Shtetet e Bashkuara. Ai ka theksuar lufta kundër terrorizmit na bashkon, duke forcuar vendosmërinë tonë për paqe dhe siguri.

Sot ndalemi për të kujtuar ngjarjet tragjike të 11 shtatorit. Ne qëndrojmë në solidaritet me Shtetet e Bashkuara, duke nderuar jetët e humbura atë ditë. Lufta kundër terrorizmit na bashkon, duke forcuar vendosmërinë tonë për paqe dhe siguri”, ka shkruar Begaj në rrjetet sociale./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!