Maqedonia e Veriut vijon që të regjistrojë një numër të lartë të rasteve të reja me Covid. Gjatë 24 orëve të fundit ministria e Shëndetësisë bën me dije se nga 3 513 testime janë konfirmuar të infektuar me Covid 1 117 qytetarë.
Në orët e fundit gjithashtu kanë humbur jetën 22 persona dhe kanë fituar betejën me Cvoid 1 059 qytetarë.
Nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 290.915, mes të cilave kanë humbur jetën 8 851 qytetarë. Ndërkohë vijojnë të jenë aktiv me koronavirus 8 821 raste./abcnews.al