Tërmeti i 26 nëntorit sipas demokratëve nxorri në pah abuzimin me taksën e arsimit dhe projektin e Bashkisë së Tiranës “Adopto një shkollë”. Ish-deputetët e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku dhe Klevis Balliu ishin në shkollën “Musine Kokalari” në Kombinat e cila pas lëkundjeve të një muaji më parë është shpallur si jofunksionale. Ish-deputetja Tabaku denoncoi abuzimin që Bashkia ka bërë me fondet që i vjel çdo vit qytetarëve të Tiranës.
22 milion euro janë mbledhur nga viti 2016 deri më sot për taksën e infrastukturës në arsim, të cilat duhet të ishin investuar në shkolla, kopshte dhe çerdhe”, deklaroi Tabaku.
Të njëjtat abuzime demokratët i denoncuan edhe në Shkollën “Lasgush Poradeci”. Për Klevis Balliun bojërat dhe fasadat pas 26 nëntorit nuk i fshehin dot vjedhjet e oligarkëve të preferuar të Bashkisë.
Gjithashtu Partia Demokratike ka denoncuar të gjithë abuzimet e bëra me institucionet arsimore në qytetet e prekura nga tërmeti. Disa shkolla të cilat u rikonstruktuan pak muaj më parë, pas tërmetit janë shembur ose janë nxjerrë jashtë funksionit./abcnews.al