22% e bizneseve shkelin ligjin, bilanci i një muaj e gjysmë aksion

schedule14:04 - 17 Nëntor, 2017

schedule 14:04 - 17 Nëntor, 2017

Në një muaj e gjysëm kontroll në terren, tatimet kanë zbuluar se 22% e bizneseve kryejnë shkelje përkundrejt administratës tatimore.

Kontrollet e ushtruara në gati 17 mijë sipërmarrje në të gjithë vendin, kaneë vënë në lëvizje sipërmarrjen. Tatimet bëjnë të ditur se nga fillimi i muajit tetor janë janë mbyllur mbi 420 biznese informale, dhe u regjistruan rishtazi mbi 3700 biznese.

Ekipet tatimore në terren kanë nxitur lehtësisht edhe formalizimin e tregut të punës. Reth 760 punonjës në të gjithë vendin janë gjetur në punë të pasiguruar.

Nga kontrollet rezulton se edhe kompani të regjistruara dhe që paguajnë detyrimet rregullisht, kanë kryer shmangie tatimore e madje edhe evazion. Mbi 1400 biznese kanë kaluar si biznese që duhet të paguajnë tatimin mbi vlerën e  shtuar, pasi xhiro e tyre rezulton mbi kufirin tatimor.

Kjo është ndërhyrja e dytë e qeverisë tek bizneset, për të ulur informalitetin. Vlerësimet e përafërta flasin për një informalitet ende të lartë në vendin tonë, që mund të shkojë deri në 35% të prodhimit të brendshmëm bruto./abcnews.al

 

https://youtu.be/_FG_vSgJcnk

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!