218 të vdekur rrugëve pa mbaruar ende viti, shifra alarmante nga aksidentet në Shqipëri

schedule14:52 - 24 Dhjetor, 2019

schedule 14:52 - 24 Dhjetor, 2019

Numri i aksidenteve në Shqipëri vijon të mbetet më i lartë se vitin e kaluar, pavarësisht rritjes së masave ndëshkimore. Për këtë, ekspertët e qarkullimit rrugor bëjnë përgjegjës jo vetëm drejtuesit e mjeteve por edhe këmbësorët, të cilët nuk zbatojnë rregullat për kalimin e vijave të bardha.

Pavarësisht se shumë drejtues automjetesh u prangosën dhe me mijëra të tjerë u gjobitën, përsëri këto masa nuk dhanë rezultat për të ulur nurmin e aksidenteve me vdekje.

Abc News” ka siguruar shifrat nga Policia e Shtetit ku viti 2019 edhe pse nuk ka përfunduar ende, u regjistruan 218 aksidente fatale, 5 viktima më shumë se 2018. Dy muaj gjatë këtij viti kanë qenë më të përgjakshëm. Në prill dhe qershor u shënuan 52 viktima, duke regjsitruar pothuajse, ¼ e aksidenteve në total për 2019.  Krahasuar me vendet e Bashkimit Europian numri i aksidenteve me vdekje në vendin tonë është disa herë më i lartë në raport pollpusie. Trend rritje të aksidenteve me vdekje u shënua edhe në muajt shtator-tetor-nëntor me 63  raste. 15 më shumë se e njëjta peridhë e një një viti më parë.

Shkurti ka regjistruar numrin më të ulët të aksidenteve rrugore. Vetëm 9 raste fatale.

Sipas ekspertëve të qarkullimit rrugor, shkak për këtë përkeqësim të situatës janë edhe kalimtarët që nuk respektojnë vijat e bardha. Numri më i lartë i aksidenteteve u shënua gjatë akseve kombëtare, si edhe në autostradën Tiranë- Durrës, Tiranë- Elbasan dhe Fushë-Krujë-Milot.

Pothuajse në të njëjtat shifra kanë mbetur edhe numri i personave që u plagosën rëndë nga përplajset e automjeteve.

Efektivë të policisë së qarkullimit Rrugor theksojnë se mbi 80  % të rasteve, aksidentet kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së gabuar të drejtuesit të mjetit. Në  këtë periudhë rreth një e treta e aksidenteve është kryer nga drejtues mjetesh të grupmoshës 25 – 35 vjeç./abcnews.al