218 shqiptarë u kthyen në aeroportin “Nënë Tereza”

schedule21:16 - 29 Nëntor, 2017

schedule 21:16 - 29 Nëntor, 2017

218 shtetas shqiptarë janë kthyer në aeroportin “Nënë Tereza” nga vendet e Bashkimit Europian, pasi kishin tentuar të merrnin azil.
Policia e shtetit bën të ditur se 88 prej tyre ishin shqiptarë të deportuar nga Gjermania me avion të posaçëm pasi kishin abuzuar me kërkesa për azil.
Ndërsa 130 të tjetër ishin kthyer nga Franca me vullnetin e tyre.
Drejtorja e Departamentit të Kufirit dhe Migracionit, Aida Hajnaj, u bën thirrje qytetarëve të mos tentojnë këtë mënyrë të largimit nga vendi pasi sipas saj nuk ka asnjë shans për të fituar azil në vendet e Bashkimit Europian./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!