217 viktima në Itali dhe mbi 13 mijë raste të reja me Covid-19 në 24 orë

schedule17:13 - 25 Prill, 2021

schedule 17:13 - 25 Prill, 2021

Itali vijon të regjistrojë shifra të larta të koronavirusit.

Në 24 orët e fundit autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se nga  239,482 teste, 13, 158 raste kanë rezultuar pozitivë për Covid-19.

Ndërkohë 217 pacientë fatkeqësisht nuk e kanë fituar betejën me sëmundjen e rëndë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 119, 238.

Në 24 orë 13, 176 pacientë janë shëruar nga koronavirusi.

Rajoni më rritjen më të lartë të rasteve me Covid-19 vijon të mbetet Lombardia me më shumë se 1,967 të prekur, ndjekur nga Campania me 1, 854 , Puglia me 1,203 raste dhe Lazio me 1, 185 të prekur.

Ndërsa në Itali vijon fushata e vaksinimit, në botë janë administruar mbi 1 milion doza të vaksinës anti-Covid.

Deri më tani në Itali kanë marrë një dozë të vaksinës të paktën 81% e grupmoshave mbi 80-vjeç dhe 45% e grupmoshës 70-79 vjeç

/abcnews.al/