Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, priti sot delegacionin e Parlamentit Evropian të kryesuar nga Michael Gahler, që ka ardhur për monitorimin e zgjedhjeve të datës 11 maj.
Biseda me delegacionin u përqendrua te procesi zgjedhor, menaxhimi i tij i parë në kontekstin e përmbushjes së standardeve në rrugën e anëtarësimit në BE.
Parlamentarët evropianë shfaqën interes të posaçëm për risitë e këtij procesi lidhur me votimin e Diasporës.
Ky takim përmbylli serinë e takimeve të Presidentit të Republikës me vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve të 11 majit.
Përpara fillimit të heshtjes zgjedhore, Presidenti i Republikës çmon me rëndësi që të ndajë me opinionin publik mesazhin e tij për zgjedhjet.

