21-vjeçarja shqiptare shpallet “Shitësja e vitit” në Gjermani, tregon rrugëtimin e vështirë si emigrante

schedule09:55 - 19 Janar, 2023

schedule 09:55 - 19 Janar, 2023

Bleonita Sejdiu është shqiptarja që na ka bërë të gjithë krenarë në Gjermani. Ajo është shpallur “Shitësja e vitit”, duke lënë pas shumë vendas në konkurs.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Bleonita ka treguar të gjithë rrugëtimin e saj, nga jetesa në Kosovë dhe deri te shkolla që kreu në Gjermani ku mori pikët maksimale. Ajo ndër të tjera ka theksuar se gjërat nuk janë aq të thjeshta sa duken.

“Unë merrem me shitjen, marketingun, dizanjin, përgatitjet e eventeve, po ashtu dhe punën ekonomike të furrës. Të gjitha i kam përzemër se më duhet të flasë dhe t’i bind të gjithë konsumatorët që ata të blejnë te ne.

 Unë kam jetuar për 18 vite në Kosovë, ku kam bërë shkollën fillore dhe gjimnazin. Pastaj prindërit e mi u larguan dhe mua mu desh të jetoja për një vit vetëm. Pastaj mora dhe unë vizën për të kryer një shkollë të specializuar për shitjen. Edhe punë praktike e kisha në një furrë dhe shkollën e kisha në një qytet, domethënë unë kam kryer një shkollë profesionale për shitje“, u shpreh Bleonita.

Më tej, ajo u ndal edhe te provimi që dha, me anë të të cilit u shpall edhe fituese.

“Unë kisha dy pjesë në provim, teorinë që përmbante matematikën, mënyrën e shitjes së produkteve, politikë, ekonominë. Pastaj edhe kisha pjesën praktike sepse t’i përktheja në gjuhën shqipe është shumë e vështirë sepse nuk ka një profesion të tillë. Pastaj më është dashur të përgatis mëngjeset, brusketa të ndryshme, të gjitha fotot shihen, mirëpo është edhe puna, background sepse janë të gjitha të ndërtuara me dorë”, shtoi Sejdiu./abcnews.al