21 vjeçarja nga Korça gjendet e vetvarur në banesë

schedule01:06 - 25 Maj, 2020

schedule 01:06 - 25 Maj, 2020

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e djeshme në fshatin në Orman të Korçës. A. Manoku, 21 vjeçe është  vetëvarur në banesën e saj.

Burime për Abc News thonë se e reja është gjetur nga familjarët . Ajo vuante nga probleme mendore. Një vit me parë ajo është ngacmuar seksualisht nga kushuriri i saj i parë. Ky i fundit u dënua ndërsa ishte në arrest shtëpie.

Po të njëjtat burime thonë se viktima prej kohësh nuk kishte asnjë komunikim me të arrestuarin prej ngjarjes së shënuar një vit më parë.  Të afërmit hedhin poshtë cdo pretendim se e reja është vetvrarë për ngjarjen e ndodhur një vit më parë. Dyshohet se ka kryer aktin në gjendje të renduar psikologjike ndërsa vuante nga çrregullime mendore.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!