Një 21-vjeçare ka denoncuar një 33-vjeçar në Orikum, pasi sipas saj, ai e përndiqte. Madje, i riu i ka hapur dhe llogari në rrjetet sociale me të dhënat e të resë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike të DVP Vlorë ndaluan shtetasin 33 vjeç, banues në Orikum, pasi ka bërë kallëzim një 21-vjeçare, se ky shtetas e ka përndjekur dhe ka hapur llogari në rrjetet sociale, me të dhënat e saj“, thuhet në njoftimin e Policisë.
Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al