21 vite bashkë, David Beckham kujton kohën kur pa për herë të parë Victorian

schedule15:01 - 5 Korrik, 2020

schedule 15:01 - 5 Korrik, 2020

Çifti Beckham festoi ditën e djeshme 21 vjetorin e martesës. Ka qenë David që me këtë rast është kthyer pas në kohë dhe ka publikuar një video të çiftit, ku shfaqen në momente të ndryshme të jetës.

Ndërsa në sfond dëgjohet kënga ‘Say You’ll be There’ e kënduar nga vetë Victoria me vajzat e grupit Spice Girls.

Më tej, David tregon kur pa për herë të parë Victorian nga televizori duke kënduar pikërisht atë këngë.

‘Rreth 23 vjet më parë po qëndroja në një dhomë me Gary Neville dhe “Spice Girls” u shfaqën në TV. U ktheva nga Gary dhe i thash; Ohhhh më pëlqen ajo e veshur me të zeza si mace. E kush e mendonte se shumë vite më vonë ne do të festonim 21 vjet martesë dhe kemi 4 fëmjët më të bukur dhe më të përsosur. Faleminderit dhe Gëzuar Përvjetorin. Të dua!’, shkruan Beckham.

Kujtojmë që Victoria dhe David u martuan në 1999-ën dhe kanë katër fëmijë: Brooklyn, Romeo, Cruz dhe Harper. /abcnews.al

 

https://www.instagram.com/p/CCNvA4lh87k/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!