Parashutistët rusë sulmojnë një spital, 21 të vrarë dhe 112 të plagosur në 24 orët e fundit në Kharkiv

schedule08:07 - 2 Mars, 2022

schedule 08:07 - 2 Mars, 2022

21 persona janë vrarë dhe 112 të tjerë janë plagosur nga bombardimet në qytetin lindor të Ukrainës, Kharkiv në 24 orët e fundit.

Shifrat janë konfirmuar nga gurvenatori i qytetit Oleh Synyehubov.

Ditën e djeshme raketat ruse goditën një ndërtesë qeveritare dhe zonat e banuara në këtë qytet.

Ndërkohë gjatë orëve të natës rusët sulmuan një spital ushtarak në Kharkiv.

Shefi i policisë së rajonit Kharkiv, Volodymyr Tymoshko tha se “situata pranë spitalit është nën kontroll”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!