TIRANË- Gazetari Fatos Mahmutaj, i ftuar në emisionin “Ora e Fundit” në ABC News, ka komentuar mosparaqitjen e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për “krimin shtetëror” të 21 janarit.
Mahmutaj u shpreh se Berisha po tenton t’u shmanget prokurorëve.
“Berisha gjithçka e ka me dhunë. Në SPAK nuk shkon, përderisa nuk e marrin me dhunë që ta çojnë atje. Ai del në konferencë dhe thotë se nuk ka marrë ftesë,” deklaroi gazetari.
Sipas Mahmutajt, Berisha është i vetëdijshëm se çështja për të cilën po hetohet nuk parashkruhet.
“Berisha e di shumë mirë që kjo çështje nuk parashkruhet. Ai do të përpiqet ta shtyjë sa më shumë,” tha ai.
Ai shtoi gjithashtu se, sipas tij, ish-kryeministri synon të shmangë proceset gjyqësore.
“Berisha përpiqet t’i shmanget sa më shumë drejtësisë, të qëndrojë sa më larg saj. Ai pret që, sa të jetë gjallë, kjo çështje të mos shkojë për gjykim”, përfundoi Mahmutaj./abcnews.al

